Petrit Nika -Poet i epokes qe jeton. –
Petrit Nika -Poet i epokes qe jeton. –
Jeta
U lind në Dardhë të rrethit të Pukës, më 9 qershor vitit1975. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Letërsi dhe Gjuhë shqipe në vitin 2000. Ka punuar mësues në vendlindje për dy vite, mandej në Fier ku jeton që prej gushtit të vitit 2002. Është bashkëpunëtor i njohur i medias kulturore dhe medias së përditshme, ku ka botuar periodikisht ese, polemika, kritika letrare, poezi e tregime. Ka një perfshirje aktive në botën letrare shqiptare me krijime poetike dhe tregime, pothuajse gati 20 vjeçare. Në vitin 1996, kur ishte student i vitit të parë në Tiranë, fitoi konkursin poetik të gazetës “55” duke u përfshirë dhe në antologjinë përkatëse që botoi gazeta ; në vitin 2004 fitoi çmimin e tretë në një audiencë prej 79 autorësh të njohur të poezisë së sotme shqipe që u botua përgjatë një viti nga gazeta kulturologjike “Fjala”. Aktualisht është Drejtor i Bibliotekës Publike Fier.
Librat
- “Mëngjes në Alpe”, (poezi), sh. b. Toena, 1997 ;
- “Nostalgji apo ankth ekzistencial”, (ese & publicistikë), sh. b. Ymeraj, 2007 ;
- “Fuga Temporum”, (poezi), sh.b. Tringa Design, Tetove 2009.
- “Qenia brenda enes” (poezi), sh. b. SkanderbegBooks, Tirane 2010
- “Shtepia e qenies” (poezi), sh. b. Ymeraj 1, Fier 20013
- “Fyelltari” (tregime), sh. b. Ymeraj 1, Fier 2013;
- “Ne gjurmim te tekstit” (publicistike letrare, recensa, studime), sh. b. Ymeraj 1, Fier 2013
Botime për fëmijë
- “Gjinkalla dhe milingona”, (vjersha dhe fabula), sh. b. Ymeraj, 2005 ;
- “Trembëdhjetë përralla pelegrinë”, (përralla për fëmijë), sh. b. Ymeraj, 2006