Petrit Vasili: – Rama zorrë qorre e oligarkëve, e pret burgu dhe psikiatria. –
Petrit Vasili: – Rama zorrë qorre e oligarkëve, e pret burgu dhe psikiatria. –
22 Janar 2019
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili hedh akuza të forta ndaj Kryeministrit, lidhur me përplasjet e fundit me Presidentin Ilir Meta.
Ai thotë se Edi Rama dhunoi Kushtetutën dhe nenin 155, për oligarkët dhe se “tani ka surrat e flet për Presidentin”.
“Edi Rama ky zorrë qorre e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% në 8%. Për këtë dhunoi Kushtetutën, pikërisht nenin 155 të saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese”, shkruan Vasili, duke përmendur edhe nenin e Kushtetutës.
Gazeta Shqip