Petrit Vasili reagon pas fitores së Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar: – Janë me fat që kanë Albinin, Shqipëria në ditë të zezë me Edvinin
19 Nentor 2022
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se “kur kryeministër është Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin”.
Ai po ashtu shkroi se Kurti i shëptoi buxhetit të Kosovës 30 milionë euro më gjyqin e fituar.
“Kosova me fat me Albinin, Shqipëria ne dite te zezë me Edvinin!
Kur kryeministër është Albin Kurti qeveria e Kosovës fiton gjyqet ne Arbitrazhin ndërkombëtar ne rastin e gjyqit te fituar me Lute Credit duke i shpëtuar Buxhetit 30 milione euro.
Kur kryeminister eshte Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin.
Me Albin Kurtin i kursehen miliona euro nga taksat e qytetareve.
Me Edi Ramen vetëm grabiten e shpërdorohen miliarda euro te taksave te qytetareve.
Kosova me fat, Shqipëria ne hall!
Albini do te thotë qeveri e përgjegjshme.
Edi Rama do te thote qeveri grabitëse e pangopur e djersës dhe taksave te qytetareve”, shkruan Vasili.
Gazeta Panorama