Petrit Vasili: Skandaloze, qytetarët paguajnë 94 milionë euro në vit vetëm për patronazhistët në administratë
14 Shtator 2022
“…163 mijë puonjës kishte administrata e ulja ishte progresive vit pas viti, është rritur me 25 mijë, një qytet i tërë me punonjës publikë”.
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar sot rritjen e numrit të patronazhistëve vit pas viti në administratë, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, për të cilët tha se qytetarët paguajnë 94 milionë euro në vit për ta.
“Pagat e tyre së bashku kërkojnë dhe hanë nga buxheti dhjetra e qindra milionë euro. Për të kuptuar se gjithë prokupacioni i qeverisë është të paguajë patronazhistë jo shërbyes të popullit, 163 mijë puonjës kishte administrata e ulja ishte progresive vit pas viti, është rritur me 25 mijë, një qytet i tërë me punonjës publikë.
Nga fundi i vitit 2020, thuajse në 1 vit e gjysmë janë shtuar rreth 15 mijë punonjës publikë në pushtet lokal qendror e kudo kanë gjetur se duhet të sistemonin patronazhistë.
Për këta shpenzohen 8 milionë euro paga në muaj, e në total mbi 93 milionë euro.
Shtuan 15 mijë njerëz në punë me 94 milionë euro në vit që pagujmë vetëm për këta shtesë. Shtesa kaq skandaloze bëhet në kushtet e një popullsie që është pakësuar, pra raporti administratë – popullsi e shtojnë se duhet të mbajnë patronazhistët me para”, tha Vasili në deklaratën për mediat.