Peza i përmend mjekrën, Shkullaku: “E kam të deklaruar, jo si 1 milion eurot e tua”. –
Peza i përmend mjekrën, Shkullaku: “E kam të deklaruar, jo si 1 milion eurot e tua”. –
14 Mars, 2019
Një tjetër sherr u konsumua sonte në “Opinion”, midis gazetarit Armand Shkullaku dhe ish-deputetit socialist Alfred Peza.
Shkak sërish u bë pasuria 1 milion euro e Pezës, të cilën ky e fundit e ka “halë” sa herë që dikush ia përmend në panel.
Në një moment të bisedës në studio, Shkullaku i është drejtuar Pezës, duke i thënë që ai kishte ndryshim nga Peza.
Peza është përpjekur ta kalojë me batutë këtë moment, duke i drejtuar Shkullakut me fjalët: “Ku është ndryshimi ynë, që dallojmë nga mjekra”
Por përgjigja e Shkullakut ndaj Pezës ishte epike.
“Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo, pasi mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi nëse nuk e deklaroj”,-iu kthye Shkullaku, duke i lënë të kuptohet Pezës, 1 milion eurot e padeklaruara.
Debati i plotë
Shkullaku-Pezës-Tani ekspert imobiliar na dole, unë të dija ekspert financash
Peza-Tani edhe ti ekspert vilash dole edhe ekspert i çadrave të PD-së dole
Shkullaku-Po, pra, po, por jo i lekëve te xhepi
Peza-Ato i kam të deklaruara unë
Shkullaku-Jo, jo si ke, të kam pas vartës gjithë kohës
Shkullaku-Ti e di që ne të dy kemi ndryshim
Peza-Po çfarë ndryshimi kemi o Shkullak. Ku dallojmë? Nga mjekra?
Shkullaku: Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo. Sepse në dallim nga ty mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi.