Pezullimi i mësimit në shumë shkolla, reagon ministrja Kushi: – Jo vetëm për “faj” të…
21 Nentor 2022
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka qenë pjesë edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka folur edhe për pezullimin e disa shkollave pas përmbytjeve të shkaktuar në vend, si pasojë e motit të keq.
Kushi tha se pezullimi i mësimit nuk ka ardhur vetëm për ‘faj’ të shkollave por sipas saj edhe sepse në disa zona ka pasur bllokim të rrugëve.
“Jo në të gjitha shkollat ku mësimi është pezulluar për shkak të përmbytjeve, është faji i shkollës. Disa prej këtyre shkollave janë mbyllur për shkak të rrugëve të bllokuara për të ikur në shkollë”, tha Kushi.
Ndërsa komentoi edhe protestat e pedagogëve, Kushi tha se në 8 universitete rritja e pagës ka shkuar në 15 %, ku 7 % përfshirë nga qeveria dhe 8 % nga buxheti i brendshëm i institucionit të Arsimit të Lartë.
Gazeta Shqip