Pika G e Merkelit
Nga Rezart Cenaj
Sado paradoksale që mund t’iu duket, Angela Merkel është femër, që do të thotë se ajo ka vulvë, klitoris dhe të gjitha pjesët e tjera të anatomisë femërore, që i bëjnë njerëzit të pranojnë se shpirti i gruas është një humnerë. Atë që shumica nuk di është se Angela Merkel në vitin 1968 si një vajzë me bindje të majta kishte marrë pjesë në një eksperimet të Wilhelm Reich për eksplorimin e orgazmës femërore.
Psikanalisti dhe studiuesi i madh Reich, i ngriti duart lartë sepse, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të shumë meshkujve dhe femrave, asnjë nuk ishte në gjendje t’i dhuronte Angelës atë që i bën grate të shikojnë fishekzjarre.
Ishte ai moment kur Merkel vendosi të bëhej politikane, sepse, sic dihet, pushteti është afrodiziaku më i madh. Ajo provoi cdo mënyrë dhe cdo mashkull, por këmbëngulja e saj për të arritur orgazmën amortizoi cdo mendim dhe veprim.
Para disa viteve, Sarkozy u vërtetua se ishte tepër i shkurtër dhe shumë francez. Strauss Kahn shumë i dhunshëm. Papandreu ishte i pavendosur, ndërsa sot, Alexis Tsipras e refuzoi me një OXI të madhe.
Momentin e fundit kur ajo filloi të besonte se kurrë nuk do ta ndjente kënaqësinë absolute, u shfaq Rama. Ai ishte i gatshëm të bënte gjithcka. E lau, e leu, e puthi, e ngriti në krahë. Në atë moment, kancelarja ndjeu se dicka po fillonte të lëvizte brenda saj.
Merkel kërkoi gjithcka. Dhe Rama, si njeri me shumë eksperienca që di si të kënaqë një femër, arriti të gjejë pikën G të Merkel.
Kënaqësia e madhe që ndjeu kur erdhi për herë të parë në orgazëm, tronditi 17 milionë forca policore të cilët bllokuan qarkullimin në ato pak rrugë që kemi.
Pa dashur të dijë se cfarë do populli gjerman, ajo i premtoi Ramës një Shqipëri më të fuqishme se Kina. Rama, si një mashkull i gjatë dhe shumë shumë shumë i bukur, u përkul dhe e përqafoi.
Nga ai moment, Shqipëria i gëzohet vullnetit të mirë të Berlinit. Merkel zbuloi orgazma të shumta dhe shqiptarët…ah, shqiptarët… ata qarkullojnë markat gjermane, Mercedesa dhe X6 në rrugët me palma. E gdhijnë tërë natën duke pirë në Bllok dhe lëvdojnë emrin e Ramës, atit të tyre të madh.