Piktori Banksy e pranon…/‘I arratisuri nga burgu është vepër e imja’
Piktori Banksy e pranon…/‘I arratisuri nga burgu është vepër e imja’
Banksy duket se është pozicionuar në mbështetje të fushatës për të shndërruar një ish burg në qytetin anglez Reaging, në një qendër arti.
Kjo është konfirmuar nga zyrtarët lokalë pasi vetë artisti pranoi se muralja që ishte shfaqur mbi një nga muret rrethuese të ndërtesës, ishte bërë prej tij.
Artisti misterioz konfirmoi se muralja ishte e tija pasi postoi një video ku dukej ai ndërsa e realizonte atë, në llogarinë e tij në Instagram.
Muralja tregon një burrë që arratiset nga burgu, duke përdorur një litar në fund të të cilit është varur një makinë shkrimi.
Vepra u shfaq papritur të hënën jashtë burgut të Readingut, i famshëm si vendi ku shkrimtari Oscar Wilde kaloi dy vite burg për sjellje të pahijshme, në vitet 1890, për shkak të një lidhjeje homoseksuale të tij.
Burgu u mbyll në 2013-ën dhe aktivistët duan ta shndërrojnë atë në një qendër artesh. Ministria e drejtësisë në Britani, që edhe e zotëron ndërtesën, duhet të vendosë në mes të marsit për të ardhmen e saj. Fushata për shndërrimin në qendër arti është mbështetur më herët edhe nga aktorë si Judi Dench, stephen Fry dhe Kenneth Branagh.