Piktori Lekë Tasi: -Të mos shkatërrohet identiteti i Tiranës. –
Ka mall për identitetin e Tiranës së vjetër, identitetin historik të saj dhe dëshiron ta shoh atë në tablotë e kolegëve, siç ndodh me Parisin që shfaqet në një pafundësi veprash arti. “Por piktorët tanë s’e shohin të gjithë me dashuri Tiranën, thotë piktori Lekë Tasi, i cili edhe pse druhet të flasë para ekspozitës për motivet e saj, i kuptohet qartë kontestimi për shkatërrimin e arkitekturës së Tiranës. Pastaj edhe vetë titulli i kësaj ekspozite nuk do koment…
“Satirë në Sheshin Skënderbej” titullohet ekspozita e Lekë Tasit, që do të hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe do të qëndrojë deri më 8 Korrik 2015. Ekspozita e kuruar nga Suzana Kuka prezanton rreth 45 punime të realizuara pas viteve 2000, në teknikat vaj, teknikë e përzier dhe vizatime. Kuka thotë se “Lekë Tasi vlerësohet si një piktor tradicional me kah drejt artit modern. Kjo është një arsye më shumë që punimet e tij, të prezantohen e të njihen më gjerësisht nga mjedisi artistik dhe intelektual shqiptar. Në këtë mjedis Lek Tasi shquhet si një zë i ndryshëm e modern në botën e pikturës tradicionale shqiptare dhe për këtë ai duhet të zërë vendin që i takon në historinë e artit shqiptar.” Deri në vitin 1975 piktori Lekë Tasi ekspozoi vetëm disa punë, edhe pse kishte një krijimtari shumë të pasur. Pas viteve 1990, tashmë si profesionist ai i’u drejtua ekspresionizmit dhe disa zhvillimeve të artit modern të shekullit XX. Siç thotë edhe në intervistën për “Shqiptarja.com” ai pa me vëmendje, me seriozitet dhe imtësi prurjet surreale, naiviste dhe të abstraguara që i gjente para viteve ‘70 edhe në Bibliotekën Kombëtare. Për piktorin Lekë Tasi, janë hapur dyert e Galerisë Kombëtare vetëm pas viteve ‘90. Ekspozita e kësaj here do të shoqërohet me një katalog ku përfshihen rreth 60 vepra në teknikat vaj, të përzier, vizatim, grafikë, akuarele dhe kolazh. Zoti Tasi, çdo të thotë titulli i ekpozitës suaj, “Satirë në Sheshin Skënderbej”? Linjën e Dajtit e di përmendësh dhe është gjithmonë prezent në pikturën time. Madje edhe Pallatin e Kulturës që e kam urryer në filim, se nuk e pëlqeja tani po e bëj pjesë të pikturës, ashti si Pazarin e Vjetër e gjithë resurset e Tiranës kam nisur t’i pikturoj. Unë i shoh ato si resurse të mrekullueshme, që po të ruheshin të restuaruara në mënyrën origjnale, do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme për turistët e Europës, të cilët do të gjenin një kënd të qyetit të vjetër, ose më saktë të qytetit historik, si e ka këtë kënd çdo vend i Europës. Pse e ke urryer Pallatin e Kulturës? Sa vite keni që jetoni në Tiranë? Në internim për cilën arsye? Nga: Shqiptarja.com |