Piktori Leonardo Voci. –
Leonardo Voci Ka lindur në Bajzë të Kastratit, Malësi e Madhe, qarku Shkodër. Është piktor i Rrymës moderne Abstrakte dhe ka mbaruar specializime në Gjermani, Itali dhe Hollandë. Ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës, dhe natyrisht edhe në Shkodër, Teatri Migjeni, në vitin 2006.
Krijimtaria ne artet figurative 25 vjeçare e Leonardo Vocit e ka fillesën në Augsburg të Gjermanisë. Ai sjell stile bashkëkohore, të vendlindjes së vet, me një përzierje ngjyrash, formash të çuditshme, me sfonde herë të qeta, herë të trazuara, e shpesh ireale, që burojnë prej shpirtit të tij të vrullshëm, dhe kombinimit autodidakte.
Ai ka qenë pranë mjeshtrave të ndryshëm në Itali, si Lin Delia, e Augsburg të Gjermanisë pranë mjeshtrit Gjelosh Gjokaj”,.
Gjithashtu është mjeshtër në gjysmë tone, e deri në të tetën e toneve. Ai ka mbi 4000 punime dhe asnjëherë nuk është i njëjtë, piktura e tij është e dallueshme dhe e njëjtë, ajo dallon nga ngjyra, kompozimi i tij.
Muzeu Leonardo
ne Kacaj Bajze Shkoder km 22.