Piktori Qamil Grezda (+ foto). –
Për jehonën e madhe që pati drejtimi realist, interesim të duhur pati edhe piktori Qamil Grezda. Në këtë drejtim ai tregoi prirje të jashtëzakonshme për portrete, e sidomos për peizazhe.Në pikturat e tij ka një realizëm klasik, gati-gati fotografik.Peizazhet e tij janë të përshkruara nga një idealizëm i thuktë me përmbajtje të lartë të rrëfimit përmbajtësor.
Pa dyshim piktori Qamil Grezda ishte piktor i formësuar me një sensibilitet të lartë realist. Ai këtë realizëm të ndiesuar e barti nga piktori i madh Kolë Idromeno. Dhe, këtë rrëfim të lartë realist dhe tejet ndiesor e vazhdoi me një angazhim të pashoq duke treguar gjithnjë individualitetin e mirëfilltë të rrëfimit. Ky rrëfim, mbase i ndjesuar, u ngulit në shpirtëroren e tij të idealizuar. Andaj, ky idealizëm e ndodhe e përshkroi gjatë gjithë krijimtarisë së tij tejet të bujshme.
Piktori, Qamil Grezda lindi në Gjakovë më 1917. Pati një fëmijëri të vështirë dhe, lindi pra në kohën kur politika e atëhershme serbo-sllave ishte kundër çdo përparimi të shqiptarëve. Dhe, për këte, ai dhe familja e tij ishin të detyruar që të shpërngulen nga Kosova dhe të vendoset në Krumë të Hasit.
Gjithsesi ky largim nga vendlindja la vrragë në shpirtëroren e tij. Dhe, që nga viti 1924 xhaxhai i tij u angazhua për shkollimin e tij. Së pari në Krumë e më pastaj në Shkodër.
Dhe, pas një kohe familja e tij shpërngulet në Tiranë. Këtu, tani, me dashuri të madhe e vazhdoi shkollimin në shkollën e vizatimit te pedagogët e mirënjohur; Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Prej tyre Grezda mori dijen dhe përkushtimin e lartë dhe të duhur për vizatim. Edhe pse prindërit e tij dëshironin që Grezda t’i vazhdonte studimet në agronomi ose në financa, mirëpo, ai kishte më shumë dëshirë t’i vazhdojë studimet në pikturë.
Dhe, mu për këte atij iu plotësua dëshira dhe në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë të cilën me angazhim të madh dhe me shumë sukses e kreu Akademinë.
Pas kryerjes së Akademisë, ai kthehet në vendlindje për ta vazhduar punën artistike dhe pedagogjike.
Përkushtim i mirëfilltë në realizimin e portreteve
Që në fillim të krijimtarisë, piktori Grezda u dallua dhe pati përkushtim të idealizuar për portrete. Dhe, që në veprat e para dukshëm u vërejt një kreativitet i lartë shprehës.
Kjo punë përkushtuese dhe tejet e theksuar u vërejt në shumë portrete të piktorit Grezda. Ato tregonin ndiesimin e lartë në konkretizimin e portreteve. Mirëpo, për individualitetin e lartë kreativ dhe tejet ndiesor u dalluan veprat; “Portret romane” [1940], “Portret plake” [1940], “Portret gruaje” [1941], “Portret shkodrani” [1942], “Portret djali” [1942], e ndonjë tjetër.
Me përkushtimin e madh që kishte piktori Grezda, u dallua edhe për paraqitjen e figurave historike. Dhe, kjo dashuri e madhe që kishte Grezda për këto figura u vërejt në shumë tablo. Megjithatë, për idealin e lartë shprehës dhe rrëfimin idealizues e ndjesor u vërejt në veprat; “Bajram Curri” [1966], “Isa Boletini” [1978], “Gryka e Kaçanikut” [1978], “Lidhja e Prizrenit “ [1981], “Hasan Prishtina” [1987], etj.
Shprehje e veçantë në peizazhe
Piktori Grezda ishte i palodhshëm dhe kërkuas i madh edhe i shumë temave të larmishme. E, sidomos me përkushtim dhe realizime të larta kreative e me një sens konkretizues, të lartë, me shprehje ndiesore, piktori u dallua në peizazhe. Andaj duke e analizuar krijimtarinë e bollshme dhe të gjithmbarshme të tij, do të bindemi realisht se peizazhet ishin realizimet më të ndritshme të tij.
Gjithsesi në këto peizazhe dukshëm vërehet përkushtimi i lartë i rrëfimit përmbajtësor.
Zatën ky peizazh i fisnikëruar ishte paraqitur nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Pogradeci…
Por edhe nga disa vende të tjera të Shqipërisë, por edhe nga Kosova.
Megjithatë, nga gjithë ajo shprehje e lartë dhe tejet e idealizuar, për veçantinë kreative dhe shprehëse do t’i dallonim veprat; “Kodra e Tiranës” [1945], “Durrësi” [1960], “Peizazh kufitar” [1975], “Peizazh Valbona” [1976], “Saranda” [1980], “Pogradeci” [1982], e ndonjë tjetër.
Krijimtaria e piktorit Grezda është e bollshme dhe tejet e rezonuar. Ajo është e një niveli shumë të lartë. Ka një ndjeshmëri dhe rrëfim të lartë kreativ. Kreativiteti i tij, mbase, tejet sensitive u përshkrua dendur në shumë vepra e peizazhe të mirëfillta. Dhe, duke e përshkrua këtë krijimtari të gjithmbarshme të këtij piktori madhor, do të thoshim se veprat e tij do të përshkruhen nga një realizëm klasik; gati-gati fotografik dhe me një shprehje të lartë sensitive. Këtë krijimtari të bollshme me kreacione të larmishme e me një kohëzgjatje më se 40 vjeçare piktori Grezda dha kreativitete të nduarnduarta dhe idealizuese me frymëzime tejet të larta në këtë lëmi realiste.
Piktori me përkushtim të ravijëzuar i ekspozoi veprat idealizuese, jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit, si në Kosovë, Egjipt, Greqi, Rumani, Hungari, Itali, BRSS, SHBA e në ndonjë vend tjetër. Dhe, për punë kreative tejet të ravijëzuar , piktori Grezda u shpërblye me shumë shpërblime e me mirënjohje të veçanta, e njera prej tyre është mga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë në viti 1985 me urdhërin “Naim Frashëri”, të kl. II-të.
Andaj, piktori Qamil Grezda ishte dhe mbeti piktor sensitive, idealizues, ndiesor dhe përherë i përkushtuar dhe tejet i angazhuar.
Kreativiteti i tij i mirëfilltë për ta vazhduar drejtimin realist ishte mirënjohje rezonuese për ta vazhduar ecejakën e tij si një garancë e ravijëzuar dhe tejet e sensibilizuar.
Andaj, për jehonën që pati drejtimi realist, interesim të dukshëm tregoi piktori dhe, mbase, bindshëm e tregoi në krijimtarinë e bollshme dhe tejet sensitive, me një idealizëm të lartë piktori Grezda. Veprat e tij na tregojnë këmbëngultësinë për një kreativitet sensitive
Sot veprat e tij ruhen me një përkushtim të madh duke na kujtuar gjithnjë piktorin madhor Qamil Grezda. Vetëm në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen më se 33 tablo të tij. Këto vepra të tij na mbetën që ta kujtojmë me pietet të lartë krijimtarinë dhe kreativitetin, mbase, tejet sensitin dhe me një ndjeshmëri shumë të lartë të rrëfimit të tij idealizues, të thuktë dhe shumë përmbajtësor.