![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/05/Qamil-Grezda.jpg?fit=525%2C245&ssl=1)
Piktori Shqiptar: Qamil Grezda (Gjakovë, maj 1917 – 1992), ne pervjetorin e lindjes
19 Maji 2023
U lind në Gjakovë, por familja e tij u zhvendos në Shkodër dhe më pas në Tiranë, ndërsa Qamil Grezda vazhdoi shkollimin me artistët e mëdhenj, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza.
Në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë, të cilën e kreu me sukses. Grezda shquhet për kreativitet të lartë shprehës, ku dallohen portrete si “Romania”, “Portret plake”, “Portret gruaje”, “Shkodrani” e të tjera.
Ai shquhet edhe për pikturimin e figurave historike, si “Bajram Curri”, “Isa Boletini”, “Gryka e Kaçanikut”, “Lidhja e Prizrenit “ “Hasan Prishtina”, etj.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/05/Qamil-Grezda-2.jpg?resize=529%2C763&ssl=1)
Qamil Grezda
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 33 vepra të tij.
Për punë kreative tejet të ravijëzuar, piktori Grezda u shpërblye me shumë shpërblime e me mirënjohje të veçanta, e njera prej tyre është nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë në viti 1985 me urdhërin “Naim Frashëri”, të kl. II-të.