Piktura 700-vjeçare kineze arrin çmimin 60 milionë dollarë
Piktura 700-vjeçare kineze arrin çmimin 60 milionë dollarë
Një shifër rekord prej 60 milionë dollarësh ka arritur të shitet në një ankand, në Hong Kong, një pikturë 700-vjeçare kineze.
Piktura e vjetër, me një gjatësi prej 2 metrash, titullohet “5 princat e dehur që shalojnë kuajt”. Autori i kësaj vepre është Ren Renfa, një artist i mirënjohur kinez që ka qenë njëkohësisht edhe zyrtar i lartë i kohës në dinastinë Huan.
Piktura përshkruan princat e kohës duke hipur mbi kuaj, së bashku me katër shoqërues. Një nga princat është Li Long’ji, i cili më vonë u bë Perandori Xuanzong me mbretërinë më të gjatë të Dinastisë Tang.
Kjo pikturë është dokumentuar në koleksionet perandorake dhe mban gjithashtu një koleksion vulash, përfshirë ato të disa perandorëve.
Kjo vepër arti u vlerësua fillimisht se do të shitej mes rreth 15 deri në 23,5 milion dollarë. Por për ccudi ccmimi i saj shkoi në 60 milionë dollar. Shumë prej 21 pikturave të Ren-it mbahen në muze ose janë në pronësi të koleksionistëve privatë.
“Midis pesë princërve, njëri prej tyre është perandori i ardhshëm. Në këtë pikturë, ne mund të shohim se ai ishte përshkruar si personi që mund të tolerojë dehjen, për t’u kthyer në shtëpi së bashku me princat e tjerë të dehur.” – tha Sally Fong, një specialist i pikturave klasike kineze në Sotheby’s.
Gazeta Koha e Jone