Piktura e Klimtit i kthehet Italisë disa dekada pas zhdukjes
Piktura e Klimtit i kthehet Italisë disa dekada pas zhdukjes
Një galeri e arteve në Itali është duke shfaqur një pikturë të artistit austriak, Gustav Klimt, për herë të parë prej kur ajo është gjetur, pas zhdukjes për 23 vjet.
Galeria Ricci Oddi në Piacneza, ka publikuar “Portretin e një Gruaje”, duke thënë se “është dhuratë për qytetin Piacenza, i cili është testuar aq shumë nga pandemia, që ka goditur Italinë dhe gjithë botën”.
Piktura – që është një prej shumë portreteve që Klimt ka përfunduar gjatë jetës së tij – është vjedhur nga galeria në shkurt të vitit 1997.
Ajo është gjetur në oborrin e të njëjtës galeri në dhjetor të vitit 2019 nga kopshtarët.
Piktura ishte fshehur pas një dere të trashë metalike, e mbështjellur në plastikë.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me pikturën sa ka qenë e zhdukur dhe nëse ndonjëherë është larguar nga ambientet e galerisë./ rel
KOHA.net