Piktura e Monet shitet në ankand për 35 milionë dollarë
18 Maji 2024
Piktura “Sheaf at Giverny” e gjigantit impresionist francez Claude Monet është shitur në ankand në Nju Jork për gati 35 milionë dollarë.
Pas rënies së tregut botëror të artit në vitin 2023, shtëpitë kryesore të ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s nisën shitjet e tyre në kryeqytetin amerikan të artit dhe financës, në një klimë mjaft optimiste pas rezultateve të mira në Londër dhe Paris.
Një nga pikturat më të shtrenjta, “Sheaf at Giverny” (1893) nga Claude Monet, u shit “në një luftë ofertash tetë minutëshe” për 34,8 milionë dollarë, tha një zëdhënëse e Sotheby’s.
/abcnews.al