Piktura e plaçkitur nga nazistët kthehet te pronarët hebrenj pas 82 viteve
28 Gusht 2024
Një vepër artit e piktorit gjerman të peizazheve Carl Blechen që ishte marrë nga nazistët në vitin 1942 u është kthyer trashëgimtarëve të pronarëve të ligjshëm të saj.
“Valley of Mills near Amalfi” (rreth 1830) u ble nga Dr. Goldschmidt në Berlin në fillim të shekullit XX dhe u trashëgua nga djemtë e tij, Eugen që është kimist dhe Arthur, botues. Dy vëllezërit u vetëvranë në nëntorin e vitit 1938, gjatë masakrave që njihen edhe si “Kristallnacht” dhe koleksioni i tyre i artit u la trashëgim nipit të tyre Edgar Moor.
Por ai kishte emigruar në Afrikën e Jugut kështu që veprat e artit mbetën në apartamentin e tij në Berlin të cilin e ndante me xhaxhallarët e tij deri sa u kapën nga Gestapo në vitin 1942.
“Komisioni Special Linz” i Adolf Hitlerit e bleu pikturën pasi u kap nga nazistët. Thuhet se Hitleri planifikoi të ekspozonte veprën në “Fürhermuseum” në qytetin e tij të lindjes, në Linz të Austrisë, gjë që nuk ndodhi.
Administrata Federale e Artit të Gjermanisë zhytet në origjinën e pasurive kulturore të shtetit dhe përcakton nëse ato janë plaçkitur nga nazistët.
“Kthimi i veprave të artit është me rëndësi të madhe për familjen dhe historinë e saj”, ka thënë një përfaqësues i trashëgimtarëve. “Klienti im është shumë mirënjohës për njohjen e faktit se kjo vjedhje arti ishte rezultat i nxitjes dhe persekutimit të vëllezërve Dr. Arthur Goldschmidt dhe Dr. Eugen Goldschmidt”.
Pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1952, “Valley of Mills near Amalfi” u mor në makinën e qeverisë federale të Gjermanisë dhe u bë pronë shtetërore në vitin 1960. Së fundmi u huazua në Fondacionin e Muzeut “Prince Pückler – Park” dhe “Castle Branitz” në Cottbus.
“Hulumtimi mbi vjedhjen e pronës kulturore nga nazistët është pjesë e rëndësishme e kujtimit të atyre që u persekutuan nga regjimi nazist”, ka thënë ministrja gjermane e kulturës, Klaudia Roth, në një deklaratë për shtyp. “Me kthimin e pikturës së Carl Blechen, e cila u konfiskua si pasojë e persekutimit nazist, fatet e Arthur dhe Eugen Goldschmidt si dhe Edgar Moor tani po bëhen pak më të dukshme”.
Gazeta Koha, Prishtinë.