Piktura e rrallë e Van Dyck 4 shekuj e humbur! – U gjet nga një koleksionist. – Shitet për 3.1 mln dollarë
29 Janar 2923
Një pikturë e rizbuluar e Anthony van Dyck është shitur për mbi 3 milionë dollarë në ankand. –
Piktura që portretizon një burrë të moshuar lakuriq të ulur në një stol, ka të ngjarë të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, ndërsa u gjet në fund të shekullit të 20-të në një fermë në Nju Jork.
Personi që e gjeti, Albert B. Roberts, e bleu pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë, por një historiane e vlerësoi veprën si mjaft të çmuar dhe “çuditërisht të ruajtur mirë”.
Gauera Shqiptarja.com