Piktura murale në Gjirokastër mbulohet me suva, specialistët japin alarmin. –
Piktura murale në Gjirokastër mbulohet me suva, specialistët japin alarmin. –
Nga: Nick Merxhani
Ne Gjirokaster, ne mesin e dites dhe nen “mbikqyrjen” e IMK-se se famshme po mbulohet (ne rastin me te mire) ose po ELIMINOHET piktura murale ne ate qe njihet si BLLOKU 7 qe ka ne perberje dhe xhamine e pazarit, aty te cepi ku ka qene ai qe gjirokastritet e quajne “Kroi i Premtos” ose tashme te pema e manjoles.
Piktura ishte shenuar ne projekt, u zbulua dhe doli qe kishte motive gjeometrike me kuadrata te ndare permes diagonales se tyre dhe te lyer me ngjyra te ndryshme e shtrire ne dy kate e me shume.
Nga shtrirja ne 2 kate e motiveve gjeometrike te murales, pjesa e katit te te dyte po “ripreket” kurse ajo e nje kati me poshte thjesht po zhduket!
Zulme medhenjte qe do shpetojne trashegimine dhe qe nuk kane kapacitete te mbyllin mire nje pune te vetme tashme me ligjin e ri do te “menaxhojne” ose “menagjojne” vendndodhjet me te rendesishme te Trashegimise Kulturore ne bashkepunim te ngushte me shtetin tone te varfer qe sbeza dhe qe ska lek te ndertoje nje teater kombetar.
Ku po shkon kjo pune, a do qendrojme ne lartesine e vlerave te Gjirokastes apo do vazhdojme te shikojme keto “medemek” restaurime te ndodhin dhe te gjithe te humbasim nje nga vlerat me te medha qe Shqiperia ka??