Pikturat me lule të mbretëreshës Victoria nxirren në ankand
28 Janar 2023
Një seri e rrallë pikturash me lule të mbretëreshës Victoria do të nxirren në ankand javën e ardhshme në sallonet ekspozuese të “Hansons Auctioneers” në Londër. Kanavacat pritet të arrijnë prej 8 mijë deri në 10 mijë funtesh secila.
Mbretëresha Viktoria ke qenë në fron prej vitit 1837 deri në vitin 1901 kur ka vdekur.
“Artikujt mbretërorë u blenë dekada më parë nga gjyshi i shitësit”, ka thënë Chris Kirkam, zëvendësdrejtor i “Hansas London” në një deklaratë. “Jam mahnitur dhe gëzuar tej mase kur kam zbuluar pikturat”, ka vazhduar ai. “Më kërkuan të vlerësoja disa artikuj në një vilë në Surrey, por nuk kisha ide për madhështinë dhe rëndësinë e veprave antike të fshehura”.
Pas vdekjes së princeshës Beatrice, vajzës më të vogël të mbretëreshës Victoria, pati shitje të objekteve nga prona e familjes.
“Gjyshi im koleksiononte objekte të mahnitshme gjatë jetës së tij. Ishte magjepsur nga antikuarët dhe koleksionet. Ai ishte me origjinë nga ishulli Wight, kështu që nuk është çudi që ka blerë artikuj në Carlsbrooke”, ka thënë shitësi në një njoftim.
Në shitje do të jetë edhe një kuti letrash që më parë ishte në pronësi të mbretëreshës Viktoria, të cilën gjyshi i dërguesit e bleu në të njëjtën kohë me pikturat. Pritet që ajo të arrijë nga 4 mijë deri në 6 mijë funta (4,900 dhe 7,400 dollarë).
Me vetëm 15 pjesë oferta të regjistruara deri më sot, vepra e mbretëreshës Victoria rrallë është shitur në ankand. Një pikturë vaj në pëlhurë, në të cilën paraqitet portreti i një shërbëtoreje që ishte shitur në “Christie’s London” në vitin 2015, mban rekordin e ankandit të mbretëreshës. Ajo u shit për 30 mijë funte (45 mijë euro). Nëse dy pikturat përputhen me vlerësimin e tyre, ato do të ishin ndër më të shtrenjtat e saja të nxjerra ndonjëherë në ankand publik.
Vitin e kaluar, mbreti Charles III, një nga pasardhësit e mbretëreshës Victoria, ka bërë bujë me pikturat e tij të peizazhit punuar në akuarel.