Piloti detyrohet të ngrejë avionin gjatë uljes për të mos shtypur lepurin në pistë
13 Maji 2023
Një eksperiencë të paprecedentë kanë përjetuar pasagjerët e fluturimit të fundit nga Athina në Heraklion mbrëmjen e 10 majit, gjatë uljes së avionit në “Nikos Kazantzakis” , pasi gjatë uljes kapiteni ka “ngritur sërish” avionin.
“Kërkoj falje, por ja dolëm të mos vrisnim një lepur”, u justifikua ai pak më pas, duke bërë që pasagjerët të habiteshin.
Megjithë përpjekjet e pilotit, megjithatë, lepuri përfundimisht ngordhi, me sa duket nga një makinë që u përpoq ta largonte nga pista
Sipas informacioneve të neakriti.gr, gjatë taksimit të avionit , në pistë është shfaqur një lepur. Piloti zgjodhi të ngrinte sërish avionin për të shmangur vrasjen e tij.
Në kabinë ka pasur një bujë, por kur pasagjerët u njoftuan për arsyen e këtij zhvillimi, ata u qetësuan.
Kapiteni duhej të bënte edhe një tjetër xhiro mbi Heraklion përpara se ekuipazhet të largonin lepurin që tashmë ishte vrarë nga automjeti i sigurisë së aeroportit.