Piloti rus gjendet gjallë 30 vjet pas rrëzimit të avionit. –
Piloti rus gjendet gjallë 30 vjet pas rrëzimit të avionit.
-Rreth 30 vjet pasi avioni i tij u rrëzua në Afganistan, një pilot i ish-ushtrisë sovjetike kërkon të kthehet në vendin e tij. Ai ka kontaktuar me autoritetet ruse për t’i ardhur në ndihmë të kthehet. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga agjencia Ria Novosti dhe më pas u bë kryetitull në të gjitha mediat ruse.
Një pritje si ajo e Penelopës
Avioni i pilotit rus është rrëzuar në vitin 1987, gjatë luftës së Bashkimi Sovjetik nisi kundër muxhahedinëve (1979-1989). Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, sipas shërbimeve sekrete ruse janë goditur 125 avionë. Në total janë 300 ushtarë sovjetikë që janë deklaruar të zhdukur në fund të konfliktit. Që nga ajo kohë, rreth 30 janë rishfaqur dhe janë kthyer në atdhe.
Në vitin 1987, sipas investigimit të bërë nga e përditshmja Kommersant, u rrëzua vetëm një avion dhe ai drejtohej nga piloti Sergej Pantelyuk. Vajza e tij, Larisa, e lindur dy muaj pasi i ati ishte nisur për në Afganistan, tregon se nënës së saj iu thinjën flokët brenda natës kur mori vesh se i shoqi u shpall i zhdukur. Nuk u martua kurrë, sepse priti kthimin e tij. “Mamaja ime mund të fliste për të pa lot në sy vetëm pasi unë mbusha 16 vjeçe”, tregon ajo.
Larisa sot është 31 vjeçe. Për vite të tëra, fati i babait të saj ka qenë tabu në familjen Pantelyuk.
Një zyrtar i ushtrisë ruse, Vyacheslav Kalinin, thotë se me shumë gjasa, piloti ndodhet në Pakistan, ku janë vendosur të burgosurit sovjetikë të luftës. Mendohet se ai është tashmë 60 vjeç.