Pilula që ndal infarktet, me çmim të ulët edhe për më të varfërit. –
Pilula që ndal infarktet, me çmim të ulët edhe për më të varfërit. –
Një pilulë në ditë që përmban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.
Polypill, mban aspirinë që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.
Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak.
Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.
Sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë dy shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, duke i marrë jetën më shumë se 15 milionë njerëzve në vit.
Duhanpirja, obeziteti dhe lëvizja e pakët, të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i fundit, i publikuar në revistën shkencore Lancet është bazuar në më shumë se 100 fshatra në Iran dhe 6800 persona kanë marrë pjesë në të.
j.l./ dita