Pipero ngaterrohet me fjalet e tija: – … Gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, … Asnjë nuk duhet që të vijë në spital”.
I ftuar në emisionin “Open”, Pipero u shpreh potencialisht, gjithsecili prej nesh mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse ka apo jo shenja. Sipas mjekut, bumi i sëmundjes pritet nga fundi i javës së 3 apo të 4.
“Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo. Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital.
Nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur. Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësuar nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4. Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje.
Prandaj duhet që shqiptarët të dëgjojnë këshillat tona dhe këtë situatë ta marrin seriozisht”, tha Pipero.