17 Tetor 2024

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e rëndë në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, ku PD pretendon se deputeti Luan Baçi është kërcënuar me armë nga një efektiv i policisë.

REAGIMI I METËS

Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia. Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!