Pjesë Veshje Gruaje Pukiane 200 vjecare. – Xhubleta e Ngushtë e krahinës Pukë.
Pjese Veshje Gruaje Pukiane 200 vjecare.
Ne diten e lajmit te gezueshem: Xhubleta ne UNESCO.
Nje pjese te veshjes se Xhubletes së Ngushte (Pultake), qe banoret e quajne prapanik .
Punim i gjysmes se pare te Shek. XIX (rreth vitit 1830) ne fshatin Dardhë, Pukë, e ruajtur ne fshatin Miliska-Puke. Ruhen edhe kerdhokulla dhe paraniku te punuara po nga e njejta dore, pak te demtuara, por eshte rast i rralle qe ruhen keto pjese dy shekullore dhe ju dihet edhe emri i mjeshteres punuese. E publikojme per vlerat artistike, motivet ornamentale e kultike, dhe me kryesorja ngjyrat. Quhet Prapanik se vendoset ne anen e pasme te Xhubletes se Ngushte, ne te kundert te Paranikut (perparses).
Eshte Xhubleta e Ngushte qe studiuesit e huaj thoshin, se XhubletaShqiptare ka ngjyra te vecanta.
Ne nje koleksion privat ruhen edhe Paraniku dhe kerrdhokulla per te cilat do flasim nje here tjeter.
Kerdhokulla dhe Prapaniku, keshti i therrasin banoret e zonave qe e praktikojne dhe trashegojne kete tipologji te Xhubletes, por keto dy elemente, jane vetem pjese unikale te tipit; Xhubleta e Ngushte.
Shenimi dhe foto: Jaho Brahaj.