Pjeter Budi. –
Pjeter Budi.
Nga: Bajram Vita.
Imzot Pjetër Budi më 20 korrik 1621 emërohet ipeshkëv i dioqezës së Sapës e Sardës
Pjetër Budi Lindi ne Gur te Bardhe te Matit me 1566 – 01.12.1622, është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.
Këto fjalë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .