21 Shtator 2024

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta prezantoi programin ekonomik për pensionet.

Teksa iu përgjigj gazetarëve në konferencë Meta u shpreh se mazhoranca është e tmerruar nga kjo opozitë.

Ilir Meta pohoi se do të kandidoje për deputet në Qarkun e Tiranës, ku do të kemi një rezultat fantastik

Deklarata e Presidenti të Partisë së Lirisë

Pensionistët mbeten kategoria sociale e shoqërisë më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë  sepse kurrë nuk kanë qenë prioritet i Edi Ramë.

Në 11 vite në pushtet të Edi Ramës, pensionistët janë varfëruar gjithmonë edhe më shumë edhe për shkak të mos rritjes të duhur të pensioneve dhe përfitimeve sociale, si pasojë e rritjes abuzive të çmimeve dhe kujdesit të munguar shëndetësor.

Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste pensionet ndaj vendimi I tij, se brenda muajit tetor do të indeksojë pensionet në masën 4.1% nuk është gjë tjetër veçse tallje dhe poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve të të gjitha kategorive.

E para, si mund të ritet niveli i jetesës së një pensionisti kur rritja në masën 4.1% e pensionit nuk mbulon indeksimin e plote të rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë për vitin 2023.

Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e mëtejshëm të kostos së jetesës.

E dyta, si mund të rriten të ardhurat reale të pensionistëve kur ndërkohë nuk ka asnjë përqindje të rritjes së tyre si rezultat i rritjes ekonomike ?

Rritja e nivelit të pensioneve do të duhej të rritej përveç indeksimit në 9.4% për rritjen e çmimeve por edhe mbi këtë indeksim dhe gjithashtu duhej të reflektonte rritjen reale që duhet të përfitonte kjo shtresë nga rritja ekonomike në masën 3.4% për vitin 2023, pork jo rritje ekonomike shkon vetëm për klientët dhe oligarkët e Edi Ramës.

Qartazi, Qeveria vashdon të tallet, të poshtërojë dhe mashtrojë shtresën më të diskriminuar të shoqërisë, pensionistët,  duke mos bërë indeksimin e plotë për shkak të rritjes së çmimeve.

Qeveria i ka mbledhur në rritje të ardhurat publike si rrjedhojë në vecanti të rritjes së çmimeve, por nuk i shpërdan këto të ardhura suplementare për rritjen e plotë të pensioneve.

Gjithashtu Qeveria propagandon se gjatë vitit 2023 ka pasur rritje relativisht të lartë të ekonomisë në 3.4%, atëhere pse nuk përfitojnë edhe pensionistët nga kjo rritje e ekonomisë sipas ligjit?

Indeksimi minimal dhe i papërfillshëm për mbi 791,000 pensionistë nuk është gjë tjetër veçse një truk elektoral dhe propogandistik që përbuzet me neveri dhe që nuk mund të mashtrojë asnjë pensionist.

Qeveria e Edi Ramës i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7,991 lekë dhe në zonat rurale në 3,426 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Ne angazhohemi për:

    Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

    Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.

    Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

    Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

    Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe të artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

    Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:

1.    Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

2.    Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

3.    Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

Dhe së fundi, sic e dimë të gjithë, masa e pensionit në Shqipëri është sa ngjysma e masës së pensionit në shtetin e Kosovës, ose është sa një e treta e masës së pensionit në Malin e Zi, pra një shqiptar ktej Bunës, në Velipojë, merr një të tretën e pensionit të një shqiptari tjetër matanë Bunës, në Ulqin apo në Tuz, kjo tregon se ku shkon rritja ekonomike e Shqipërisë, në xhepat e Edi Ramës përmes klientëve të tij, PPP- vet ë tij dhe rrugëve të florinjta dhe inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Pyetje: Në një intervistë ditën e djeshme, Lideri I Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, ka konfirmuar se opozita do të garojë në koalicion zgjedhjet e ardhshme.
Cila është përgjigja juaj?

Përgjigje: Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament.

Pyetje: Cfarë përgatitjesh organizative po bën Partia e Lirisë për Bashkinë dhe Qarkun e Tiranës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme?

Përgjigje: Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik.

Pyetje: Gazetarja Klodjana Lala, referuar burimeve të treta nga SPAK, ka deklaruar se jeni në hetim edhe për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme të fshehura jashtë vendit.
Cili është komenti juaj?

Përgjigje: Nuk e di se sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim I tretë, pork jo gazetare në të kaluarën I është referuar dhe burimi të parë që është Dum-Dumani personalisht prej kohësh dhe mund tju deklaroj sot juve dhe të gjithë shqipëtarëve se pavarsisht se Dum-Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën mbi bazë të kallëzimit të një personi të cmendur, I cili është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje që në dhjetor të vitit kur ka qenë kulmi I debatit për Gjykatën Kushtetuese, as ka gjetur, as ka për të gjetur, në këtë botë dhe në cdo lloj bote, asnjë lloj akti të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin.
Asnjë veprim të paligjshëm, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar, asnjë pronë të fshehur dhe asgjë tjetër.

Po, jemi në dijeni të plotë që falë përpjekjeve për të gjetur dicka rreth Ilir Metës, kanë gjetur dicka rreth njerzve që dikur Ilir Meta I ka patur pranë edhe përpiqen ti përdorin si pendito të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale, të cilat janë një estradë e vërtetë.
Ilir Meta është këtu, do të jetë gjithmonë këtu dhe Dum-Dumani ka vetëm një qëllim, të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, njerëzit e kapur të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake opozit, e cila garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe së dyti që krimet, sic është ai I inceneratorit dhe shumë krime të tjera që janë grabitje pa maska në mes të diellit, quhen ‘’krime intelektuale’’ .

Nga OraNews