Plan për vrasjen e Albin Kurtit, reagon menjëherë zyra e kryeministrit: – Autoritetet morën masa për parandalim, nuk është bërë publik për të mos hapur panik
19 Shtator 2022
Zyra e kryeministrit Albin Kurti sqaron për Euronews Albania se për atentatin e planifikuar ndaj tij një vit më parë, kreu i qevervisë së Kosovës është njoftuar nga autoritetet, të cilat kanë marrë menjëherë masa.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagim.
Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti. Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe mendohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.
Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
Objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.
Vrasjet do të kryheshin me qëllim destabilizimin e Kosovës.
Gazeta Sot