Plani i vendeve të Evropës për të shmangur mbylljen e kufijve, në vjeshtë!

31 Gusht 2020

Ndërsa infeksionet në botë vazhdojnë të rriten, Bashkimi Evropian po mendon për një plan që të mos përfundojë si në pranverë, pra një tjetër bllokim fluturishem duhet të shmanget në çdo mënyrë.

Ndërsa Parisi, duke pasur parasysh rritjen e infeksioneve të reja, vlerëson hipotezën e futjes së një izolimi të ri dhe infeksionet rriten ndjeshëm në Spanjë, Evropa po kërkon një plan për t’u mbijetuar të infektimeve të mëdha që do të ndodhin me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit. Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja janë protagonistet e një projekti që ka fituar terren ditët e fundit. Qëllimi nuk është të mbyllen kufijtë si në pranverë, por ideja është të bëjnë tamponë brenda dhe jashtë për fluturime nga të katërta vendet, informon dritare.net. Një marrëveshje e ndërsjellë, e cila do të përfshijë dy procese me tamponët: i pari bëhet para nisjes dhe i dyti me mbërritjen e pasagjerit.

Qeveria italiane, ndërkohë, po punon për të vendosur një kontroll mbi ata që kthehen nga Franca, siç parashikohet tashmë për kthimet nga Spanja, Kroacia, Malta dhe Greqia.

Nuk dihet ende si do të shkojë puna në vjeshtë dhe dimër me kufijtë e Shqipërisë. Por deri tani Greqia e ka bërë të detyrueshëm tamponin për udhëtarët shqiptarë që shkojnë drejt vendit të tyre. Edhe Italia ka vendosur tampon falas për pasagjerët që shkojnë nga Shqipëria./K.C/

dritare.net