Plas “lufta”/ LSI mbron Metën: Elisa fol për pronat, të është bërë goja si…
Plas “lufta”/ LSI mbron Metën: Elisa fol për pronat, të është bërë goja si …
10 Tetor 2020
V.O. Shkrimin e kerkon Etika te publikohet me shkurtime.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas sulmeve që Ministrja Elisa Spiropali ka bërë në drejtim të Presidentit Ilir Meta.
Me një postim në facebook, ish-deputeti Endrit Braimllari, i del në mbrojtje Metës, ndërsa sulmon Spiropalin.
“Të është bërë goja si tanku i Vojo Kushit”, i shkruan Braimllari Spiropalit, ndërsa bën edhe një listë të pasurive të ministres.
Postimi i plotë:
Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!
Të është bërë goja si tanku i Vojo kushit!
U bëre me shkollë pasi u bëre drejtoreshë dhe akoma s’po ta shikojmë dot diplomën. Në fakt me ty është mire ta nisësh duke të bërë një zbardhje të pasurisë tënde.
P.sh. Ato 10 apartamentet te Kodra e Diellit apo më shumë që i ke dhënë me qira, a i di Skënderbeu yt apo jo?
1-Shtëpi duplex te Kodra e Diellit
2-Apartament 110 metra katrorë tek Kodra e Diellit
3-Apartament 80 metra katrorë në dalje të Kodres Diellit sa kalon Universitetin e Neë York-ut
4-Apartament tek kompleksi Kristal
5-Lokal 200 metra katrorë tek dera e Kopështit Botanik
Ato 22 mijë metra katror sera na Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo?
Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di? …
Këto si fillim, më vonë do kemi prap por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!