‘Plas’ në OPEN/ Avokat Ngjela sherr me zv.ministrin: Kush je ti? Të ka sjellë Rama
‘Plas’ në OPEN/ Avokat Ngjela sherr me zv.ministrin: Kush je ti? Të ka sjellë Rama
3 Shkurt 2020
Ka nisur me debate të ashpra emisioni Open në Top Channel mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv-ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj.
Debati nisi kur avokati po komentonte ligjin anti-KÇK, teksa tha se struktura e re e krijuar OFL nuk është strukturë ligjore.
Debati:
Ngjela: A mos qesh! Po hyri qeshja dalim keq.
Vodaj: Po më kërcënon avokat?
Ngjela: Jo, por me qeshje nuk kalohet. Prit të mbaroj unë dhe pastaj fol.
Ngjela: Nuk e njeh ligji këtë strukturë. Kjo u bë për të sfomuar SPAK-un
Hodaj: Ti se ke lexuar as aktin normative dhe nuk ke lexuar ligjin
Ngjela: Mos më ndërhy, ti nuk je askush. Të ka sjellë Edi Rama ty. Nuk je askush ti të bësh debat me mua
Ngjela: Këta kanë punuar me mafian e ndërtimit. Çfarë bëjnë me këta, marrin 10 vetë i arrestojnë dhe me ato që kanë bashkëpunuar nuk i arrestojnë dot. Është stukturë e panevojshme që synon të sfumojë SPAK-un që të shpëtojnë veten
Hodaj: Por SPAK-u është krijuar. Ka kryetarin dhe 8 prokurorë brenda saj
Ngjela: Nuk është institucionalizuar akoma se duhet të presë Byronë Kombëtare të Hetimit. Shko paguaj policët se i keni lënë në mëshirë të fatit. S’jam këtu për të bërë debat me ju
©Copyright Gazeta SHQIP