Plas “sherri” në PS e Fierit! Elezaj i përgjigjet akuzave të Petro Koçit: – Ti je mësuar të tradhëtosh partinë, ke interesa personale
Plas “sherri” në PS e Fierit! Elezaj i përgjigjet akuzave të Petro Koçit: – Ti je mësuar të tradhëtosh partinë, ke interesa personale
21 KORRIK 2021
Rezultati jo i miorë i partisë socialiste në Fier ka nxitur një debat, brenda tyre. Deputeti i zgjedhur dhe njëkohësisht kryetar i PS në Fier, Petro Koçi ka akuzuar strukturat se nuk kanë punuar dhe kanë vendosur njerëz sa për “dekor politik”.
Ndër personat që ai ka përmendur ishte dhe kryetari i PS për Rajonin 2 në Fier, Fatjon Elezaj. Duket se ky i fundit nuk e ka pritur mirë këtë dhe ka reaguar në facebook ku ka ngritur akuza ndaj deputetit të zgjedhur Petro Koçi.
Elezaj shkruan se e gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi, shkruan gazeta Shqip.
Ai ka folur edhe për deputetin e zgjedhur Petro Koçi ku shkruan se me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë. Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste.
Postimi i Fatjon Elezaj:
Mirëmbrëma miq !
Pas kalimit me sukses të zgjedhjeve marr shkas nga përmendja e emrit tim në statusin e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste.
Si fillim dua të sqaroj për të gjithë ju dhe për deputetin se unë:
– jam një familje e konvertuar në partinë socialiste pasi prindërit e mi kanë qënë anëtar edhe në partinë e Punës së asaj kohe;
– gjithashtu dua t’ju garantoj se që nga themelimi i Partisë Socialiste dhe deri më sot për asnjë moment të vetëm nuk jam larguar nga Partia Socialiste pavarësisht vlerësimit nga Partia Socialiste , jam krenarë që babi im ishte me Partinë Socialiste në 91, 92 , 96 dhe në 2005 ku duhet ta dimë mirë se PS e sotme nuk është ps e kpd- ve të 2000 -it ku një takëm pështyheshin e lëpiheshin sipas interesit të tyre personal duke e nxjerrë PS në opozitë në 2005.
Sot PS ka zot. Ka Edi Ramën që tipave të tillë ia ka treguar rrugën që në fillim.
Miqtë e mi dua të sqaroj se kjo fushatë nuk ishte aspak normale për shkak të situatës që u krijua nga Covid 19 por për një gjë jam shumë i sigurt. Në sinqeritetin e çdo kryetari të OS dhe të çdo anëtari të PS për punën e bërë.
Gjithashtu dua t’ju them se ne ishim pa kryetar PS për Bashkinë Fier pasi kryetari i emëruar në krye të PS pas daljes së listës nuk indinjoi as për një falenderim ndaj Asamblesë së qytetit apo antarësisë.
Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi.
Të gjithë ne bëmë të pamundurën për të fituar sa më thellë me të gjithë anëtarët, me të gjithë Kandidatët për Deputet të cilët nuk hiqnin dot dorë nga vota individuale.
Ju zoti deputet i zgjedhur nuk mund të flisni në emër të PS Fier por të njesive të cilat ju mbuloni si deputet pasi ju Fierin e braktisët sapo doli lista e kandidatëve për deputet. Morët njësitë tuaja dhe as nuk u kujtuat se ishit kryetar i emëruar i PS.
Ekipet e Partisë Socialiste treguan se janë më të forta se ato të 1997-2005 duke siguruar mandatin e 3 -të rradhazi me kryetarin e tyre dhe me qendrimin që ka patur Partia Socialiste në terësi. Ju po vazhdoni të tentoni të përçani Partinë Socialiste Fier duke shkruar nëpër rrjetet sociale.
Ne Socialistët e Fierit si të gjithë Socialistët e Shqipërisë kemi punuar fort për kanditatët tanë për kryetar Bashkie dhe deputet.
Ne Socialistet jemi të sigurt se Partia Socialiste është partia e së drejtës dhe e vetmja forcë politike që bën shtet dhe Drejtësi. Ne e mirëpresim drejtësinë mbi këdo që ka abuzuar në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Fier, por kurrë nuk i përçajmë radhët tona duke ngritur akuza të pabaza ose akuza për të cilat ne nuk jemi të sigurt.
Ju zoti kandidat brenda 3 ditëve keni reagime të ndryshme të cilat na habisin dhe neve.
Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë.
Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste.
Së fundmi dua të falenderoj të gjithë të deleguarit që përfaqësuan denjësisht Rajonin 2 për zgjedhjet e 2021 , të gjithë kryetarët e OS , të gjithë Anëtarët e PS dhe t’ju them ju zoti deputet i zgjedhur i Partisë Socialiste se ne nuk jemi mësuar ta tradhëtojmë PS se PS është dhe do të jetë gjithmonë para çdo interesi personal të timit dhe të tonit.
Gazeta Shqip