Plas SKANDALI: – Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën namin me videot provokuese në ‘Tik Tok’, ILD mblidhet me urgjencë dhe komunikon vendimin e rëndësishëm
Plas SKANDALI/ Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën namin me videot provokuese në ‘Tik Tok’, ILD mblidhet me urgjencë dhe komunikon vendimin e rëndësishëm
31 MAJ 2021
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka thirrur sot një mbledhje urgjentë pas publikimit të videove të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shfaqet duke bërë sfilatë në korridoret e Gjykatës dhe në zyrën e saj.
Kujtojmë se Enkeleda Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.
Njoftimi:
Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!
Gazeta Sot