Plas skandali në Bruksel, orgji dhe drogë në kohë kovidi, policia gjobit diplomatë dhe një eurodeputet hungarez i partisë së Orban
Plas skandali në Bruksel, orgji dhe drogë në kohë kovidi, policia gjobit diplomatë dhe një eurodeputet hungarez i partisë së Orban
DHJETOR 2020
Policia e Brukselit thotë se ka gjobitur 25 njerëz për arsye se kanë thyer rregullat anti-Covid në një lokal, të cilat kanë hrë në fuqi dhe në subjektet tregtare në Belgjikë. Sipas policisë në këtë lokal po konsumohej drogë dhe po zhvillohej një orgji. Në grupin e njerëzve të kapur nga policia ndodheshin shumë diplomatë dhe eurodeputetë që janë përpjekur të ikin por më pas kanë përdorur imunitetin diplomatik.
Versioni sipas medieve belge
Bastisja nga policia ndodhi në mes të natës – midis të premtes dhe të shtunës së kaluar – pas raporteve të shumta të lëvizjeve të pazakonta në një kafene në rue des Pierres, në qendër të Brukselit. Me të mbërritur, policët u gjendën në një orgji të vërtetë me rreth njëzet njerëz, kryesisht burra. Një festw e paligjshme e bazuar në alkool dhe drogë në të cilën ishin të pranishëm edhe disa diplomatë dhe një anëtar i Parlamentit Evropian. Sipas raporteve nga gazeta belge Het Laatste Nieuwse, ky i fundit u përpoq të arratisej nga çatia e ndërtesës për të mos u ndaluar nga policia. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë wshtw plagosur lehtë.
Burime pranë gazetës belge raportojnë se sapo eurodeputeti të arrestohet do kwrkohet heqja e imunitetit parlamentar, duke thirrur Ministrinë e Punëve të Jashtme në çështjen delikate. Burri dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në takimin privat u identifikuan dhe u gjobitën për shkeljen e kufizimeve të vendosura nga karantina në fuqi në Belgjikë. Në fakt, në vend, si në pjesën tjetër të Evropës, një shtetrrethim i rreptë i vendosur nga qeveria ka qenë në fuqi për javë me radhë për të ndaluar përhapjen e Covid.
Në pak orë skandali pushtoi Parlamentin Evropian. Sipas gazetës HLN , eurodeputeti është një anëtar kryesor i Fidesz, partisë konservatore hungareze, anëtare e së cilës është Kryeministri Viktor Orban. Për shumë – siç raporton Open – do të ishte József Szájer, në politikë për më shumë se tridhjetë vjet, dhe ish-udhëheqës i partisë në parlamentin hungarez nga 1994 deri në 2002. Szájer paraqiti dorëheqjen e tij zyrtare te presidenti i Parlamentit Evropian të Dielën e kaluar – dy ditë pas ngjarjes, duke dhënë “arsye personale” për zgjedhjen e tij. Eurodeputeti do të lërë vendin e tij në Bruksel që nga 31 dhjetori 2020.
Gazeta Sot