Plava- Pa te drejtat kombetare qe i takojne. –
Që në kohët e hershme Plava ka qenë e banuar nga Shqipetarët, por pas Kongresit të Berlinit(1878), Plava i bashkohet Malit të Zi ku deri në ditët e sotme ka mbijetuar nëpër probleme qe e kanë përcjellë, tani ajo kryesisht banohet nga Boshnjakët (myslimanë) të cilët janë Shqiptarë të asimiluar nga pushteti malazez në mënyra të ndryshme. Sot Shqiptarët përbëjnë rreth 20% përqind të popullsisë kryesisht të përhapur në rrethin e Vuthajve, Martinajve, pak Plavë dhe në Guci. Edhe sot Shqiptarët pas Pavarsisë së Malit të Zi ende nuk i kan të drejtat e tyre qe iu takojnë si p.sh.: përdorimi i gjuhës Shqipe në shkolla, objekte zyrtare etj.
Në Guci personi i fundit që ka ditur të shkruaj Shqip ka vdekur më 1981, dhe kjo është për të ardhur keq ngaqë në mënyrë arbitrare u bë asimilimi i kësaj trevë të banuar dikur tërësisht nga Shqiptarët ndërsa tani ata janë veç së një minoritet i cili është në zhdukje e sipër nga kushtetë e vështira ekonomike e shumë pëngesa të tjera, pasi që emigracioni në ketë trevë është në shkallë shumë të lart. Tani vetëm mbetet të shpresohet në politikanët të cilet duhet marrur masat për mbrojtjen e Shqiptarëve në këtë trevë. Që nga 1913 Plava me rrethinë është nën administraten malazeze e deri në ditët të sotme.
Foto: Plave, Kulla e Rexhepagajve.