“Pleqtë e Krujës” – Kush e pagëzoi grupin me kete emer. –
“Pleqtë e Krujës” – Kush e pagëzoi grupin me kete emer. –
Dëshira për t’i kënduar traditës krutane mblodhi një grup pleqsh së bashku në vitin 1957. Një ditë të zakonshme, më 25 shkurt të po atij viti, ata mblidhen në zyrën e Fadil Tagës që ishte dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Krujës. Asnjërit prej tyre, nuk i kishte treguar qëllimin dhe as vetë nuk e ka ditur se nëse do e pranonin ftesën e tij apo jo. Si asnjëherë më parë, 17 burra që ia thoshin këngës kanë zënë vend në zyrën e tij. Mustafa Llubani, Xhemal Kulli, Ali Goga, Latif Nuna, Xhemal e Miftar Hoxha, Ali Hyka, Osman Roshi, Bejte Meneci, Xhemal Dollma, Qamil Qoshja, Et’hem Teta, Hysen Dana, Emin Goci dhe Muharrem Mustafai dhe Jahe Cace e Vogël Taga sapo kanë dëgjuar idenë e Fadil Tagës jo vetëm që nuk e kanë kundërshtuar, por ia kanë nisur menjëherë këngës.
Si u vendos emri i grupit
Ajo që të binte më shumë në sy të grupit që ishte formuar, ishte mosha që kishin gjithsecili prej tyre. Ky grup dominohej nga të moshuarit, bartës dhe interpretues të flokut krutan ndaj dhe mori emrin “Pleqtë e Krujës”. Vetë anëtarët e grupit shpjegojnë se emrin grupit ia kanë vënë artdashësit shumë kohë më vonë, pasi ai ishte krijuar. Në të njëjtën kohë, tregohet se këto bëhen të ditura nga shënimet që i janë gjetur Fadil Tagës. Menjëherë grupi filloi të mblidhej një herë në javë ku dhe bënte prova. Fizionominë e plotë, ky grup e mori në shfaqjen e 1 Majit të 1957 -ës dhe në Festivalin e Dytë Folklorik në Tiranë, ku dhe mori çmimin e tretë. Më pas në vitin 1959, anëtarët realizojnë “Dasmën Krutane”. Ndërkohë, në vitin 1978 grupi shfaqet në skenë me kostumin origjinal popullor të qytetit të Krujës. Më pas, aktivitetet e tyre shtrihen në gjithë Shqipërinë. Ndërsa pas viteve ’90, ata mundën të dalin dhe jashtë kufirit, duke përcjellë më shumë traditën krutane.
Titujt e nderit të grupit karakteristik
1978
Është nderuar me çmimin “Laurat i FFK”, Gjirokastër
1983
Është dhënë titulli “Medalja e Naim Frashërit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
1994
I jepet titulli “Anëtar Nderi” i Shoqatës Lidhja Kulturore Folklorike Skënderbeu, Krujë.
2001
I jepet titulli “Krenaria e qytetit të Krujës” nga Këshilli Bashkiak Krujë.
2003
I jepet “Mirënjohja – Drenas 2002” në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Kosovë.
2004
Për herë të parë i jepet “Çmimi i Karrierës”, në festivalin mbarëkombëtar të Këngës Popullore Qytetare.