Plisat ne Shkoder me parullën: – “Eshtrat qetësi? Kur Kosova bashkohet me Nënën Shqipëri.” –

Plisat nuk e kanë braktisur për asnjë moment të vetëm kombëtaren shqiptare, e një gjë të tillë mund ta bënin as në takimin ndaj Skocisë.

Të shumtë në numër, tifogrupi i ardhur nga Kosova ka brohoritur për 90 minuta për të mbështetur kuqezinjtë në fushën e lojës. Ajo që vlen për t’u veçuar, është parrulla e ngritur nga ana e tyre, sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë.

Një dedim që të rrënqeth mishin, ndërsa tifogrupi i njohur shprehet se eshtrat e tyre do të gjejnë qetësi, në atë moment që Kosova i bashkohet nënës Shqipëri. “Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë, por eshtrat e mi do të kenë qetësi, vetëm kur Kosova në paqe a stuhi, do t’i bashkohet nënës Shqipëri”.

Nga: /Shqiperia.ch/