“Plisat” nga Kosova me flamurin Kuq e Zi‘ pushtojnë’ Tiranën, nisin festën me këngë e birra
10 Shtator 2023
Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme për ecurinë e kualifikueseve të Europianit, pasi do të presë në “Air Albania”, skuadrën e Polonisë. Për këtë takim, pritet një mbështetje e jashtëzakonshme për skuadrën tonë kombëtare.
Të shumtë janë tifozët edhe nga Kosova që kanë mbërritur dhe natyrisht, grupimi “Plisat” nuk mund të mungonte, pasi janë në stadium në çdo ndeshje. Kur kanë mbetur edhe disa orë nga ndeshja, tifozët nga Prishtina kanë nisur festën në rrugët e kryeqytetit, ku me këngë e birra po presin takimin.
Në rrugët e ish-bllokut, janë qindra tifozë nga “Plisat”, teksa numri pritet të rritet në orët në vazhdim pasi nga Kosova e Maqedonia, do të jenë prezentë tifozë të shumtë.