Plot me femra, njihuni me qytetin ku gratë “bëjnë ligjin”
Plot me femra, njihuni me qytetin ku gratë “bëjnë ligjin”
22 SHTATOR 2021
Do t’ju bëjë habi po të dëgjoni për Noiva do Cordeiro, një qytet brazilian ku jetojnë vetëm gra.
Ishte Maria Senorina de Lima që e “themeloi” në vitin 1981, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore.
Në këtë qytezë janë gratë ato që vendosin me rregullat e veta. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, kryesisht gra dhe vetëm disa burra.
Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Ato besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.
Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.
Gazeta Shqip