Po Batoni çfarë roli ka në Moskë?!
Po Batoni çfarë roli ka në Moskë?!
26 shkurt 2020
Nga Enver Bytyçi
Baton Haxhiu u pa i lumtur në shoqërinë e Edi Ramës dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. Ndëërsa Edi Rama shkoi në Moskë në cilësinë e kryetarit të Organizatës për Siguri dhë Bashkëpunim në Europë, anëtare e së cilës është edhe Rusia, për Baton Haxhiun nuk ka asnjë informatë se me cilën cilësi ndodhet atje.
A mos ndoshta Batoni ka filluar punë në Vjenë dhe ne nuk e dimë?! Ndoshta ai është ndërmjetës i kësaj vizite për shkak të lidhjeve me Moskën, rol të cilin e luan me virtuozitet në lidhjen e Ramës me Vuçiqin?! Apo ka shkuar në Moskë për ta falenderuar Lavrovin për trajtimin e veçantë të djalit të tij si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë?! Mos ndoshta është I ngarkuar me punë i Kremlinit në Ballkanin Përendimor?!
Dikush duhet ta sqarojë kët milet, sepse po na del Batoni si shef i Ramës, Thaçit, Sandrit e shumë të tjerëve!
Nga: Standart