“Po destabilizon vendin njëlloj si Saliu”, Spartak Ngjela i sulet Ramës dhe nxjerr prapaskenat e paketës anti-shpifjes: Do të ketë një fund…! (Paralajmërimi i fortë)
“Po destabilizon vendin njëlloj si Saliu”, Spartak Ngjela i sulet Ramës dhe nxjerr prapaskenat e paketës anti-shpifjes: Do të ketë një fund…! (Paralajmërimi i fortë)
16/12/2019
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar mbi paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Ngjela në një postim në Facebook shprehet kundër paketës. Avokati shkruan se Edi Rama, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha, po kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë.
Statusi i plotë i Ngjelës
Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante “shpifje të armikut” dhe arrestonte “armikun”, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.
l.
Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.
Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. “Je i madh”, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet.
Por, çfarë është ligji që paraqet?
Është një pesë me hiç, asgjë.
Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë.
Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po.
ll.
Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.
Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë.
Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.
Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.
As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!!
Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu.
Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/