“Po e shkatërron PD-në”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë për Yuri Kim
“Po e shkatërron PD-në”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë për Yuri Kim
11 NËNTOR 2021
Aktivistja Evi Kokalari deklaroi se Yuri Kim po e shkatërron PD-në.
Ajo pohoi se ndërhyrjet në politikën shqiptare janë ndërhyrje në punët e brendshme, ndërkohë që theksoi se çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë.
Pjesë nga intervista në MCN TV
SHBA mund të shpallë një njeri non grata por nuk mund të ndërhyjnë amerikanët për të ndërtuar PD?
Kokalari: Ky është mendimi jot.
Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë?
Kokalari: Sigurisht që është.
Ajo ka thënë që njoh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Basha nuk nëse nuk ka njerëzit poshtë nuk është kryetar i PD.
Kokalari: Megjithatë Kim nuk po e bën PD, ajo po e shkatërron PD-në.
Zonja Kim?
Kokalari: Ajo që përfaqëson zonja Kim. Çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Trump ishte në shtëpinë e bardhë ajo do sillej komplet ndryshe.
Gazeta Sot