Po fillon ngjitja e pandalshme e PD-LSI, në 50 përqind te kutive të pa numëruara
Po fillon ngjitja e pandalshme e PD-LSI, në 50 përqind te kutive të pa numëruara
Ndodhi ajo që pritej. Mbrëmë dhe sot paradite PS me hile numëroi kutitë e zonave që ishin bastione të saja për të krijuar panik të numëruesit dhe vëzhguesit e Opozitës. Dhe për ti dekurajuar që ose të braktisnin detyrën dhe ti manipulonte vetë votat ose të blinte ndonjë komisionerë të lëkundshëm.
Deri në mesditë ishte “pjesa e parë” e ndeshjes mes PS dhe mafies nga njëra anë dhe OPOZITËS PD- LSI nga ana tjetër.
Duke përdorur këtë marifet djallëzor Rilindja ia arriti që të përpunonte publikun se gjoja po fiton ajo dhe PSD e Tom Doshit. Ky i fundit arriti sukses. Duhet pranuar. Por PS nuk ka vota për të marrë mandatin qeverisës nga Presidenti, ndaj lëshoi urdinë mediatike të thoshte “kjo punë mbaroi” dhe Rama ka fituar.
Taktikë brilante djallëzore!
Por Basha dhe Kryemadhi e dinë, me anë të njerëzve të tyre në çdo KZAZ se cilat kuti janë me shumicë pro opozitës ndaj ruajtën qetësinë.
Pjesa e parë mbaroi 1 me zero për PS.
Tani fillon pjesa e dytë dhe ku ka “gola” pa ndalim kundrejt PS dhe Rilindjes.
Në afro 50 përqind të kutive të panumëruara ndodhen kaq shumë vota opozitare aqsa e nxjerrin sonte në darkë vonë të humbur Edi Ramën dhe satelitet e tij. Mbi 77 mandate ka te sigurta OPOZITA.
Qeveria e re ndodhet në këto kuti qe sapo kanë filluar të numërohen dhe ku numëruesit e PD dhe të LSI janë heronjtë e opozitës duke qëndruar qëndrestarë dhe të mos manipulohen nga PS.
Tani fillon ofensiva e madhe si dikur Beteja e Stalingradit, ku u shporrën nazistët gjermanë!
Numërues të Opozitës!
Keni fatin e popullit opozitar tashmë në duart tuaja!