“Po ju vëzhgoj”/ Eurodeputeti zbulon çfarë u tha kryeministri Rama në hotel
29 Tetor 2024
Thomas Waitz, eurodeputeti i cili mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri së bashku me kolegë të tjerë nga Parlamenti Europian, ndau disa detaje nga biseda e tij me kryeministrin Rama. Eurodeputeti Waitz e përshkroi atë si një moment humoristik.
Ai citoi Ramën duke thënë: “Po ju vezhgoj! E di çfarë po bëni.”
Kjo frazë miqësore gjatë takimit të kryeministrit me delgacionin e BE, ndodhi në hotelin ku u akomoduan eurodeputetët. Delegacioni i Bashkimit Evropian mbërriti në Tiranë për mbajtjen e takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC). Ky forum zyrtar shërben për të vlerësuar progresin në marrëdhëniet BE-Shqipëri dhe për të përcaktuar prioritetet për të ardhmen.
Gazeta Sot