“Po kërkoja thesarin”. – Inskenoi vdekjen në Pukë, kush është prifti që e ndihmoi Pecorellin të kalonte ilegalisht kufirin.
“Po kërkoja thesarin”/ Inskenoi vdekjen në Pukë, kush është prifti që e ndihmoi Pecorellin të kalonte ilegalisht kufirin.
21 SHTATOR 2021
Zbulohen detaje të reja në lidhje me inskenimin e vdekjes në Pukë të biznesmenit italian, Davide Pecorelli.
Mediat italiane shkruajnë se nga verifikimet e kryera deri më tani, hetuesit dyshojnë se biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, është ndihmuar nga një prift në vendin tonë.
Prifti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet ta ketë dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medugorje, në Bosnjë.
Sipërmarrësi tha se po kërkonte një thesar në Medjugore, të cilin nuk e gjeti kurrë. Sipas mediave italiane, ai ishte frymëzuar nga disa fjalë të papa Françeskut.
“Në Medjugore është Hiri i Tënzot. Ka njerëz që kthehen në Udhën e HYJIT aty”, kishte deklaruar Papa disa vite më parë.
Çfarë tha Pecorelli dje?
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Raffaele Cantone, ish-gjyqtari italian i futbollit është shprehur se ka probleme ekonomike.
“Vendosa që të zhdukesha sepse jam i zhytur në probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar.”
Biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, inskenoi vdekjen e tij në Pukë, dhe qendroi i fshehur për 9 muaj. Por “filmi” i tij mbaroi, pasi një qytetar e identifikoi atë rastësisht dhe më pas njoftoi policinë.
Gazeta SHQIP