“Po këta ‘personazhet’ që shkojnë sa në Dhërmi e në Jalë, ku aplikojnë?”, qytetari i bën kërkesën e veçantë, kryeministri Rama i jep përgjigjen e papritur: Nëse e ke për Fevziun…

19 PRILL 2020

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e djeshme udhëzimet e reja për lëvizjen e qytetarëve me makina e tyre private. Pikërisht në këtë status të kryeministrit Rama në rrjetet sociale nuk munguan as komentet pikante.

Një qyetatar, i cili i thotë Ramës se ku mund të aplikohet për leje për në plazhet e Dhërmiut apo të Jalës, ndërsa i kujton se shumë personazhe publikë në këtë ditë izolimi shkojnë sa në një plazh në tjetrin.

“Po keta “personazhe” qe shkojn sa ne Dhermi e sa ne Jale?! Ku kane aplikuar?! Se spo e gjej gjekundi ne e-albania”, shkruan qytetari në koment.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit Rama i cili shkruan. “…nuk e di per cilat personazhe e ke llafin, po nese flet per Blendi Fevziun ai si gazetar e ka kete dreq fati ne kete situate”, i shkruan Rama qytetarit.

Gazeta Sot