
“Po ku paskan qenë fshehur gjithë këto xhepane more Mato evlat?”. – Artan Hoxha publikon fotot

Flota e mjeteve lundruese, skafe, gomone, motorra uji, etj, te sekuestruara apo bllokuara nga Policia e Shtetit
8 Gusht 2022
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale pamje të mjeteve lundruese në sekuestruara ditët
e fundit nga Policia e Shtetit, një aksion ky që nisi pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares në Himarë.
Hoxha nuk lë pa ironizuar edhe qeverinë, teksa bën një paralelizëm me filmin ‘Njeriu me top’

Flota e mjeteve lundruese, skafe, gomone, motorra uji, etj, te sekuestruara apo bllokuara nga Policia e Shtetit
“Nuk e di pse me duket sikur Kryeministri Rama, ndersa sheh raportimet e sjella nga stafi i tij per masat
e marra ne plazhet e Shqiperise, i drejtohet Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Gledis Nano,
si Halle Esmaja, nipit te saj Mato Gruda:
Po ku paskan qene fshehur gjithe keto xhepane more Mato evlat???!!
Flota e mjeteve lundruese, skafe, gomone, motorra uji, etj, te sekuestruara apo bllokuara nga Policia e
Shtetit ne gjithe bregdetin e jugut te Shqiperise, si mase ekstreme pas ngjarjes tragjike ne Potam te Himares..:.
Kemi shtet “qafira”, jo shaka…”, shkruan Hoxha.

“Po ku paskan qenë fshehur gjithë këto xhepane more Mato evlat”. – Artan Hoxha publikon fotot
Gazeta Sot