Po mbahet në Shkup ‘Ballkani i Hapur’. – Vjen reagimi i ashpër i Vetvendosjes, Abazi flet për skenare: – Sot, 108 vite nga Konferenca e Londrës, Rama po e vendos Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë
Po mbahet në Shkup ‘Ballkani i Hapur’. – Vjen reagimi i ashpër i Vetvendosjes, Abazi flet për skenare: – Sot, 108 vite nga Konferenca e Londrës, Rama po e vendos Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë
29 KORRIK 2021
Në Maqedonisë së Veriut po zhvillohet Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama.
Jeni gati? Nisin sot aplikimet online për universitetet në vendin tonë, maturantët do të përzgjedhin 10 degë (DATAT)
Minishengeni, Vuçiç bën deklaratën e shumëpritur: Në këtë datë s’do kemi kufij mes vendeve tona
“Ballkani i Hapur”! Nis në Shkup Forumi Ekonomik Rajonal, të pranishëm Rama, Zaev dhe Vuçiç, mungon Albin Kurti (VIDEO)
I menjëhershëm ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga Vetëvendosje. Me anë të një postimi Bojken Abazi ka shpërthyer nsaj kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i Bojken Abazit:
108 vite nga Konferenca e Londrës te marrëveshjet e “Jugosllavisë së Re”.
Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e kësaj dite.
Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit” (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen).
Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin. Me këto marrëveshje Rama tenton të sabotojë përpjekjen për ta vendosur Serbinë para drejtësisë për krimet dhe gjenocidet që ka kryer ndaj kombit shqiptar, duke i pastruar imazhin ndërkombëtarisht dhe duke ia normalizuar politikat agresive një Serbie që nuk kërkoi kurrë falje. Me këto nënshkrime Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.
Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!
Gazeta Sot