Po mbyllen dyqane CONAD në Shqipëri!
30 Qershor 2023
Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas kanë mbyllur dyqanet e tyre.
Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012 kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania.
Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008. Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë që i kishte ardhur koha por edhe i nevojitej Shqipërisë.
Kompania Italiane në vitin 2010 u përpoq ta rriste prezencën e saj me qëllim zgjerimin ne treg, duke i shtuar dyqaneve Conad edhe një tjetër markë që ishte në pronësinë e tyre por që kishte çmime të lira, Todis.
U duk sikur planet u thurën të mirëmenduara dhe suksesi ishte i garantuar.
Çfarë ndodhi në të vërtetë është ajo që na rezulton sot, dyqanet Conad u tkurrën ndër vite dhe në 2023 numërohen rreth 25 supermarkete më pak.
TODIS me 10 dyqane u mbyll perfundimisht, duke dështuar që të pranohej nga konsumatori shqiptar.
Një histori kjo (të paktën deri më tani) aspak e krahasueshme me madhështinë e suksesit të Conad në vëndin e vet, Italinë, ku është edhe një nga rrjetet e para për raportin kualitet-çmim, një parameter ky shumë lehtë i gjykueshëm nga klientët.
Ende nuk ka nje njoftim zyrtar nga drejtuesit e Conad Albania, kompania që edhe bën politikat tregtare duke pasur të drejtën e përdorimit të markës Conad në vendon tonë, për ti pyetur më gjërë për shkaqet e mbylljes së një pjese të mire të rrjetit të supermarketeve tyre.
Mos ndoshta shtrenjtësia e çmimeve që ata vendosin gati të papërballueshme për shqiptarët, mos ndoshta inflacioni i rritur i këtij viti të vështirë, mos ndoshta mosmarrëveshje midis tyre, këtë do duhet ta imagjinojmë, tani për tani, të dashur lexues.
Fakt është që sot Conad në Shqipëri ka probleme.
Gazeta Dita