Po më përmende Çamërinë iki nga tryeza!
Takimi, Kotzias kusht Bushatit
Negociatat me Greqinë për paktin detar dhe çështjet e tjera të mbetura pezull rrezikojnë të dështojnë. Për këtë arsye ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur në një vizitë disaorëshe në Tiranë. Kotzias është pritur nga homologu shqiptar Ditmir Bushati në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Report TV ka zbardhur detaje nga takimi kokë më kokë i ministrit grek me homologun shqiptar në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Një burim diplomatik tregon për Report Tv kushtin që Kotzias i ka vënë Bushatit para se të nisë takimi, që është pikërisht çështja çame.
“Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi”, mësohet t’i ketë thënë Kotzias ministrit Bushati. Ndërkohë, ecuria e bisedimeve mes dy vendeve fqinje është një test i fortë për qëndrimin e Bushatit si ministër i Jashtëm.
Për shkak të vështirësive në negociata, kryeministri Aleksis Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri e planifikuar në fillim të prillit. Sipas një njoftimi për mediat të shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke, të dy ministrat, Bushati dhe Kotzias do të shqyrtojnë gjatë takimit të sotëm në Tiranë, hapat e ardhshëm, në kuadrin e dialogut të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.
Fillimisht ishte planifikuar që Tiranën ta vizitonte kryeministri grek Aleksis Tsipras për të firmosur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama marrëveshjen e detit dhe një sërë çështjesh të tjera për të cilat fillimisht u duk se kishte dakordësi mes Tiranës dhe Athinës.
Por sipas mediave greke, hezitimi i Tiranës zyrtare për nisjes e negociatave, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta vonoi dhënien e autorizimit për lëshimin e plotfuqisë nga ministri i Jashtëm Bushati, bëri qëTsipras te anuloje viziten dhe të dërgojë në Shqipëri Kotzias. Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar edhe dy takime të mëparshme në Kretë në nëntor 2017 dhe në Korçë vetëm dy muaj më parë.
Takimi me Kotzias, Bushat: Po punojme per takimin Rama-Tsipras.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar takimin e tij me homologun grek, Aleksis Tsipras në Tiranë, i cili sipas tij zhvillohet për të çuar më tej progresin mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve.
Kryediplomati shqiptar tha gjithashtu se grupi i punës i ngritur pas dhënies së autorizimit të Metës dhe lëshimit të plotfuqishmërisë është duke punuar për takimin Rama-Tsipras, por nuk dha një datë konkrete.
“Çdo gjë do të bëhet në kohën e duhur. Sot është një takim i radhës me homologun grek në vijim të dialogut që kemi ngritur, jemi në një fazë të re, është bërë progres në disa fusha, kemi fusha të tjera ku në ditët në vijim do kemi progres si leja e drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë në Greqi, Presidenti i Republikës ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë dhe grupi negociator është duke punuar dhe besoj se do biem dakord me Kotzias për datat e takimit dhe kalendarin si do operojë grupi i punës dhe po punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave”.
Ditmir Bushati, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme